Në një tryezë të thirrur paraditen e sotme nga Lulzim Basha, aleatët dhe PD kanë ritheksuar qëndrimin e tyre për bojkot të votimeve të përgjithshme.
Burime nga PD bëjnë të ditur se opozita këmbëngul në kërkesën e taj për një qeveri teknike. Tryeza e sotme ka vendosur të mos i përgjigjet thirrjes së KQZ-së deri në arritjen e një pakti kombëtar.
Nga ana tjetër, zgjedhjet e parakohëshme të Kavajës gjithashtu të bojkotuara nga opozita, pritet të cënohen nga protestat e kësaj të fundit. Në takimin e sotëm është vendosur që më datë 7 Maj një protestë kombëtare të zhvillohet në qytetin e Kavajës, ndërsa zgjedhësit i drejtohen qëndrave të votimit.
Më herët Lulzim Basha është shprehur se PD i ka mekanizmat për t’i bllokuar zgjedhjet në rast se ajo nuk do të marrë pjesë në to. Rasti i Kavajës duket se do të jetë i pari kur opozita do të tregojë sesi mund t’i pengojë zgjedhjet kushtetuese. /javanews/b.d