Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi i pasdites së sotme në Stokholm kanë humbur jetën katër persona. Sipas autoriteteve suedeze një i dyshuar është prangosur ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Kryeministri suedez, Stefan Löfven, e dënoi sulmin ndërsa tha se kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Ndërkohë, asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër autorësinë ndërsa Bashkimi Evropian e ka dënuar një zëri rastin në fjalë.
Pasditen e së premtes, Stockholmi u përball me një ngjarje të rëndë ndërsa një kamion mori përpara turmën në një rrugë të populluar. Nga aksidenti i qëllimshëm raportohen edhe dhjetëra viktima.
Mediat suedeze raportojnë se një person është arrestuar, ndërsa ka marrë përgjegjësinë për sulmin/b.d