Ditën e premte, në çadrën e Partisë Demokratike u bashkua një deputet austriak, Micheal Hammer, i cili shprehu mbështetje për formimin e një qeverie teknike.
Ajo që nuk i tha në çadër është se 40-vjeçari Hammer, është pjesë e partisë që gazeta më e madhe gjermane, “Der Spiegel”, e konsideron si një forcë të kalbur prej “korrupsionit dhe nepotizmit”
Në shkrimin me titullin “Këneta Vieneze”, “Der Spiegel” shkruan se “OVP”
është partia që ka vuajtur më shumë nga aferat korruptive. “Nga viti 2000- 07, një numër ministrash
të OVP-së përfunduan nëhetim dhe disa u dënuan. Lista e shkeljeve përfshin mitmarrje, spiunazh industrial, pranim i parave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Europian, nepotizëm, shitje me çmim shumë më të shtrenjtë e ilaçeve të gripit, pastrim parash, etj”, denoncon e përditshmja gjermane.
Lexo shkrimin e plotë të “Der Spiegel” në:
http://www.spiegel.de/international/europe/election-year-in-austriakicks-o-ëith-scandal-and-absurdities-a-882615.html
Përpara Hammerit, në çadrën e PD-së kanë folur edhe disa figura të tjera të diskretituara ndërkombëtare, si Jason Emert, përfaqësues i lobit nacionalist grek në SHBA dhe Aldo di Biaggo, senatori Italian i akuzuar për përvetësimin e 450 mijë eurove.
Kush është Emert? – http://lexo.al/foli-ne-cadren-e-pd-se-jason-emertperfaqesues-i-lobit-nacionalist-grek-ne-shba-faktet/
Kush është di Biaggo –
http://www.gazetatema.net/2017/03/19/senatori-italian-qe-u-bashkuate-cadra-e-pd-vodhi-mbi-450-mije-euro-nga-qytetaret/ /TEMA
c.a