Pas sulmit amerikan me urdhër të presidentit Trump, sirianët kanë pasur reagime të ndryshme.
“Assad i bëri llogaritë gabim këtë herë”, ka thënë një punëtor i ndihmave humanitare nga qyteti jugor turk i Gaziantep – Përgjigja e SHBA-së në këtë moment ka qenë një shuplakë që mund të ndryshojë cdo gjë në Siri.
Qusai Zakaria, një aktivist që u plagos në sulmin e armëve kimike në Moadamiya, tha për “The Telegraph” se Presidenti amerikan ishte heroi i tij.
“Në qoftë se do bëhem ndonjëherë me djalë, do t’ia vë emrin Donald. Ky njeri është një hero. Ai po që është burrë, ka b*ole!’, u shpreh ai i vendosur.
“Ky sulm do t’u japë njerëzve shpresë. E gjitha kjo ka të bëjë me shpresën – vijoi Zakkaria- Kjo është një epokë e re që tregon se Amerika do të bëjë vërtetë diçka . Ashtu si thotë Donald Trump: Kjo është e madhe.”