Martesat në djep dhe fejesat në moshë të vogël e vajzave shqiptare që jetojnë në provinca të thella të Shqipërisë u kanë bërë përshtypje italianëve të cilët janë njohur përmes mediave shqiptare në lidhje me rastin e Margaritës, e cila është vetëm 13-vjeçe dhe atë të Alfredit 25-vjeçar.
Të dy janë fejuar dhe po presin që Margarita të rritet, në mënyrë që të martohen e të jetojnë bashkë. Fejesa është realizuar nga prindërit e të dyja palëve, por problemi qëndron në faktin që vajza është ende në moshë të vogël dhe një veprim i tillë nuk i lejohet ligjërisht. “Le Iene” kanë dërguar gazetarin e tyre në fshatin Polis Sheh, i cili ka komunikuar me familjarët e vajzës minorene. Xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk e ka dëgjuar.
Familja në fjalë jeton në kushte ekstreme varfërie dhe ndërsa babai pyetet se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë “Vajza ime e do djalin. Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë. Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”, thote ajo.Ai tregon ndër të tjera se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë. Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë “.
Linku i lajmit: http://www.video.mediaset.it/v…
c.a