Presidenti amerikan Donald Trump teksa urdhëroi sulme ajrore vdekjeprurëse kundër një baze ushtarake në Siri, pasi njoftoi se “dicka do të ndodhë” ka thënë se ky është vetëm fillimi.
Sulmet nisën ndaj bazës nga e cila u leshuan sulmet kimike siriane që vrau më shumë se 80 civilë, përfshi dhe fëmijë në vend. Ai akuzoi diktatorin sirian qe nisi ‘sulmin e tmerrshem të armëve kimike’ mbi civilëve të pafajshëm.
“Edhe foshnjat e bukur u vranë mizorisht në këtë sulm shumë barbar,” tha ai. “Kjo ishte një vdekje e ngadaltë dhe brutale për kaq shumë njerez. Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë. Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi” tha Trump.
Ushtria amerikane hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad , me sulmin që nisi në 4:45 të mëngjesit, duke vrarë 5 persona dhe plagosur shumë të tjerë. /ma.me