Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qëndrimi i fundit i Metës, lidhet me një përpjekje të tij për të zgjidhur të ashtuquajturën krizë politike. Rama tha se beson se LSI do të futët në zgjedhje. “Ne nuk shikojmë se kush futet në zgjedhje. Më 18 qershor, PS do të shkojë tek votuesit me një ofertë”
“Nuk mendoj që LSI nuk do futet në zgjedhje. Mendoj se Meta po bën një përjekje për të zgjidhur atë që sipas tij është krizë politikë, por që për mua është kriza e PD. Ne nuk shikojmë se kush futet në zgjedhje. Më 18 qershor, PS do të shkojë tek votuesit me një ofertë”, deklaroi Rama.
Rama kujtoi edhe rastin kur kandidonte përballë ish-ministrit të brendshëm Solol Olldashi.
“Në Shqipëri nuk ndalohet ushtrimi i aktivitetit të çdo partie, por nuk ka asgjë që e bën të pabarabartë garën mes partive sepse në Shqipëri zgjedhjet i administron një institucion që quhet administrata zgjedhore. 50% të tij 5 e ka shumica dhe 50% opozita. Qevera ka detyrën që përmes policisë së shtetit të bëjë shoqërimin e kutive të votimit, t’i çojë nga qendra e votimit tek ajo e numërimit. Kur kam pas garë me ish- ministrin e brendshëm, Sokol Olldashi policia nuk ka qenë problem i zgjedhjeve…Partia Socialiste as nuk e diskuton, as ka kush se e ndalon që të hyjë në zgjedhje”, tha Rama
Rama deklaroi se ligji e përcakton qartë se kush do të jetë kryeministër i vendit. I pyetur për pretendimet e Metës, ai shtoi se mund të ketë por nuk ia ka ekspozuar.
“Nëse LSI del force e parë, Meta do të formojë qeverinë, nëse jo as që nuk diskutohet. Në demokraci ka një ligj që forca e parë ka të drejtë të formojë qeverinë. Ju thoni që Meta ka pretedime, por mua nuk mi ka ekspozuar”, tha Rama. javanews
c.a