Alvaro Morata edhe njëherë ka përsëritur se nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”
Ka kohë që mediat angleze e ato spanjolle raportojnë për një komunikim mes sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, transmeton Gazeta Express.
E vërteta duket krejtësisht ndryshe, pasi Morata ka mohuar të ketë marrë një telefonat nga ish trajneri i Juventusit. “Nëse Conte është duke më telefonuar në vazhdimësi atëherë duhet të jetë duke e bërë në numrin e vjetër, pasi asnjë telefonat nuk kam marre te numri i ri”, tha fillimisht Morata, raporton AS.
“Ai nuk do ta ketë numrin tim të ri”. “Ndihem mirë në Real Madrid dhe kjo është me rëndësi. Po shënoj gola, ndihem i rëndësishëm dhe më duhet të vazhdoj në këtë mënyrë”, shtoi Morata.
“Nuk mendoj për sezonin e ri përderisa tani gjendemi në pjesën më të rëndësishme dhe vështirë të edicionit”, përfundoi Morata, citohet “Express”. (b.an)