Vajza e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli duket se ndihet më e zhgënjyer se kurrë me klasën politike shqiptare.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Megi Topalli është shprehur se në vendin tonë ka shumë “politikanë” të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për gjeneratën që vjen. Gjithashtu ajo ka theksuar se priste një ndryshim në Shqipëri që sipas nuk erdhi kurrë.
“James Freeman Clarke, ka thenë: “The difference between a politician and a statesman is that a politician thinks about the next election while the statesman thinks about the next generation”.
(Ndryshimi midis një politikani dhe një burri shteti është se politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme ndërkohë që burri i shtetit mendon për gjeneratën tjetër.) Shqiperia, per fatin tone te keq ka kaq shume politikane.
Politikane pa kurse politike as ideale, politikane qe jane te gatshem te tradhetojne gjithcka dhe gjithkend. Madje dhe veten. Vetem per te perfituar ose ruajtur nje karrige. Eshte e trishtueshme te shoh se sa pak vlen besimi qe i kane dhen shqiptaret politikaneve tone dhe per sa pak ai shitet dhe tradhetohet.
Eshte e dhimbshme… Do doja dhe shpresoja qe kjo heret a vone do te ndryshoje,”-përfundon Megi postimin e saj në rrjete sociale.
/a.m.