Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 44 kilogramësh kokainë të pastër, të cilat po të përfundonin në tregdo të kapnin shifrën e miliona eurove.
Sasia e madhe e drogës iu kap një shtetasi shqiptar 45-vjeçar. Ai u ndalua teksa transportonte drogën në një automejt tzë modifikuar enkas për fshehjen e lëndës narkotike.
Arrestimit i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli të policisë rrugore. Droga ishte e ndarë në 24 pako. Policia krijoi dyshime sapo konstatoi modifikimin e automjetit.
Efektivët e policisë kanë kontrolluar më pas shtëpinë e shqiptarit në komunën e Guidonias dhe aty kanë sekuestruar rreth 150 mijë euro cash, 2 pistoleta si dhe një sërë instrumentesh pune për kokainën. Gjithashtu policia ka vënë nën sekuestro edhe makinat luksoze të shqiptarit.
Identiteti i trafikantit nuk është bërë me dije ende, por sipas të dhënave të policisë, ai njihej nga forcat e rendit si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike prej disa vitesh./a.m.