Mandati i deputetit që iu hoq Amando Prengës është bërë ‘mollë sherri’ brenda radhëve të LSI-së.
Pasi KQZ i la mandatin Petrit Gjonit, që vjen nga kampi i LSI-së, Gjok Buna ka paraqitur një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, duke kundërshtuar vendimin.
Buna, edhe ky nga radhët e LSI-së, ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi që i dha mandatin Gjonit, kjo pasi ai pretendon se i takon atij me ligj ky post.
Ndërkohë, mësohet se seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bunës do të mbahet nesër në orën 12:00.
a.ç