• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rusia e bindur: Kosova po krijon Ushtri jo me bazë gjyqësore

by Java News
04/04/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se autoritetet kosovare ishin duke u përpjekur të krijojnë një ‘bazë të rreme gjyqësore’ për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës.

Moska e ka konsideruar të papërgjegjshme iniciativën për të krijuar forcat e armatosura të Kosovës duke shtuar se kjo është kundër marrëveshjeve ekzistuese, shkruan portali rus ‘Sputnik’.

“Vëmendje të veçantë ne ju kemi kushtuar fjalëve të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie lidhur me mbështetjen e Uashingtonit në iniciativën për krijimin e forcave të armatosura të Republikës së vetëshpallur të Kosovës, me kusht që kjo të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Zakharova, transmeton lajmi.net.

Ajo ka shtuar se autoritetet kosovare kanë qenë duke u përpjekur të krijonin një ‘bazë të rreme gjyqësore’ për të krijuar ushtrinë.

“Fakti i rëndësisë kyçe është se ky veprim është një shkelje e drejtës ndërkombëtare dhe bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke parashikuar praninë e forcave ushtarake në rajon vetëm në bazë të mandatit të Këshillit të Sigurimit, përkatësisht KFOR-it e përbërë kryesisht nga shtetet anëtare të NATO-së”, ka theksuar Zakharova.

Sipas saj, një hap i tillë do të jetë jashtëzakonisht i papërgjegjshëm për nga pikëpamja e sigurisë në rajon dhe në kontinentin e Evropës si një tërësi.

“Shfaqja e një komponenti të ri të forcave në formën ‘forcat e armatosura të Kosovës në Ballkan do të kishte kundërshtuar marrëveshjen e Firences, e cila ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit rajonal me ndihmën e OSBE-së”.

Zakharova ka theksuar se në rast të krijimit të forcave të armatosura të Kosovës, do të nënkuptonte se “në territorin e një shteti anëtar të marrëveshjes së Firences – Serbisë – do të formohej një forcë e armatosur e pakontrolluar nga Qeveria”, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Balla: Oferta e PS, alternativa më e mirë për Shqipërinë

Balla: Oferta e PS, alternativa më e mirë për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com