Në kampionatin meksikan është shenuar një nga ata gol që rrallherë të bie ndesh t’i shikosh. Në sfidën Atlas-Tijuana, futbollisti mik Aviles Hurtado ka realizuar një eurogol duke shtangur jo vetëm portierin, por të gjithë ekipin kundërshtar.
Në një goditje këndi të ekzekutuar nga shoku i skuadrës, Corono, topi vjen drejt e në këmbët e Hurtado që me një rrefishiatë në hyrje të zonës e dërgon topin në trekëndëshin më të largët të portës së mbrojtur nga portieri i Atlas.Me golin e Huartado shifrat shkojnë përkohësisht 1-1, ndërsa 24 minuta më vonë sërish ai do kalonte për herë të parë skudrën e tij në avantazh. Por në fund, dy golat e Hurtado nuk mjaftuan për të marrë tre pikët pasi takimi përfundoi me shifrat 3-3. /ma.me
https://www.youtube.com/watch?v=yycjZhwzY3w