Tre persona janë përfshirë në një konflikt në Shkodër ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 21-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 ndërsa S.Sh banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen arsyet e konfliktit dhe personi që ka qëlluar në drejtim të 21-vjeçarit.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë penale.