“E gjithë darka është në fakt, e jashtëzakonshme. Ermonela Jaho, një nga interpretueset e mëdha të verizmit, sjell një vërtetësi të pakompromentueshme në rolin kryesor, dhe kombinimi midis brishtësisë dhe emocionit gurgullues të copëton më dysh.”
Kjo është veç një nga kritikat e shkëlqyera që sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka nxitur në Londër me rolin e Cio-Cio San në operan Madame Butterfly. The Guardian por edhe gazeta të tjera prestigjioze evidentojnë intepretimin lirik dhe aktorial të sopranos shqiptare e cila që prej premieres së 20 marsit në Royal Opera House po korr një sukses të jashtëzakonshëm me ovacione dhe vlerësim të lartë të publikut. Konsideruar një nga veprat më të shkëlqyera të Puccinit Madame Butterfly drejtuar nga Antonio Papano na sjell tragjizmin e Lindjes së largët dhe pasionin e mesdheut në personin e Jahos.
E pajisur me një ndjeshmëri të lartë mbi rolet që merr përsipër të realizoje Ermonela Jaho edhe një herë tjetër akoma ka magjepsur publikun londinez pasi e kishte lënë në lot në vitin 2011 kur luajti Suor Angelica. Ndërkohë që performanca e mbrëmjes së të entjes është transmetuar direkt nga Royal Opera House në Londër në mbi 1,500 kinema. Edhe një poll reagues që faqja zyrtare e Royal Opera House ka çelur reagimi i publikut ka qënë entuziast për operan Madame Butterfly në tërësi dhe për interpretimin e thellë të sopranos Ermonela Jaho e cila konkuron me lulet e qershisë në lulëzim për delikatesën e shpirtit të saj në petkat e Cio Cio San dhe të mallëngjen deri në konsum të krejt shamive të lotëve.