Dekorimi i Ramës ‘Komandand i Urdhërit të Legjionit të Nderit’ në Francë është komentuar me batuta nga analisti Lutfi Dervishi. Përmes një postimi në twitter, Dërvishi ka shprehur habinë sesi Franca njeriun që nuk ka kapur kurrë pushkë me dorë e bën komandant, ndërsa komandantin e mbajnë në arrest, duke iu referuar këtu rastit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Titulli i lartë iu akordua kreut të ekzekutivit shqiptar për meritat e posaçme në forcimin e marrëdhënieve franko-shqiptare, politikën rajonale të Edi Ramës dhe inkurajimin personal të tij për dinamikën euro-integruese të Shqipërisë. Ishte kryeministri francez Bernard Cazeneueve që i dorëzi medaljen Kryeministrit shqiptar.