“Unioni do të sillet si një dhe do të mbrojë interesat e saja. Prioritet yni do të jetë që të minimizojmë paqartësinë për qytetarët tanë, punët dhe shtetet anëtare, të cilat u shkaktuan nga vendimi i Britanisë”, informon AP.
Pas vendimit të holandezëve për t’i dhënë besimin një qeverie pro unionit, tani vëmendja është e përqendruar në Francë, ku kandidatja radikale Marine le Pen kërcënon se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja, nëse fiton zgjedhjet.
ma.me