• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku-Kryemadhit: LSI sulmon ligjin e arsimit të lartë për vota, pse heshtët deri tani

by Java News
29/03/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike reagon përmes Jorida Tabakut ndaj deklaratave të Monika Kryemadhit. Kjo e fundit pati deklaruar se “nëse PD e çonte ligjin e arsimit të lartë në Kushtetuese, ne do e mbështesnim”.  Deputetja demokrate, Jorida Tabaku bën fajtore edhe LSI-në për miratimin e këtij ligji, i cili ditët e fundit është kontestuar nga deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se LSI ka pasur rol në miratimin e ligjit, pasi ka bërë disa ndryshime në draft, ndërsa kujton se zv/ministrja e Arsimit është nga radhët e LSI-së.

Statusi i Jorida Tabakut në Facebook:

“Duke ndjekur debatin për reformën e arsimit te larte! Deputetja e LSI deklaroi sot se nëse PD do ta çonte në Gjykatën e Lartë ligjin e Arsimit, forca politike e LSI do ta mbështeste. Përse LSI priste ta çonim ne ligjin në Kushtetuese kur ajo mund ta votonte kundër që në seancën plenare? Nëse LSI paska qenë kundër ligjit, pse ndërhyri në ligj për të ndryshuar nenin për të përzgjedhurit? Përse ndërpreu seancën plenare për të rakorduar me PS se cilët do jenë rektorë dhe dekanët? Mos vallë vetëm për të pasur akses në universitete që t’i përdorin si hambar votash? Nëse Zv/ministrja ka qenê kundër përse nuk dha dorëheqjen?

Përse LSI nuk foli asnjë fjalë përgjatë protestave të pedagogëve edhe studentëve? Përse heshti deri tani në ditën e zgjedhjeve duke ardhur si kofini pas të vjelave?

Ky është morali i LSI, bashkëfajtore në krimin e arsimit të lartë që sot hiqet si disidente e mazhorancës. Nuk ka një fajtor për çdo taksë të rritur, për reformën në arsim, për krimin, për drogën, për infrastrukturen e munguar po ka bashkëfajtore të gjithë ato që janë sot në qeverisje”!

Kryemadhi: Po ta ankimonte PD, e mbështesnim

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh në një deklaratë për mediat se po ta ankimonte në Kushtetuese PD-ja ligjin për Arsimin e Lartë, LSI do ta mbështeste.

“Nëse opozita do ta kishte ankimuar ligjin për Arsimin e Lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim do ta mbështeste”, u shpreh Kryemadhi. Deputetja e LSI është përfshirë ditët e fundit në replika të forta me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Next Post

Ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel: Ivanov t'i japë mandatin qeverisë, Maqedonia në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In