Akte spiunazhi do të ishin kryer kundër komunitetit turk në Zvicër nga një shërbim sekret, deklaroi sot Prokuroria Federale zvicerane duke njoftuar hapjen e një procedure penale.
“Procedura nisi më 16 mars, drejtësia zvicerane disponon dyshime reale spiunazhi të komunitetit turk në Zvicër nga një shërbim sekret politik”, theksoi ministria publike e Konfederatës (MPC, prokurori federal) i cili ka refuzuar të japë më shumë detaje për hetimin e për personat dhe organizatat e dyshuara./b.d