Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen të premten do të vizitojë Moskën, ku pritet të bisedojë për bashkëpunimin në mes të Francës dhe Rusisë si dhe për luftën kundër terrorizmit.
Agjencia e lajmeve Interfax raporton se ftesa për vizitën njëditore, të Le Pen, vetëm një muaj para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm të Dumës Shtetërore, Leondi Slutsky.
Partia e Frontit Kombëtar e Le Pen e ka konfirmuar vizitën.
Raportet e Le Pen me Rusinë kanë qenë temë e debatit gjatë fushatës zgjedhore, pasi një pjesë e madhe prej 9.7 milionë dollarësh, partia e saj, Fronti Kombëtar i kishte marrë nga një bankë ruse më 2014, përcjell REL.
Ajo hapur përkrah presidentin rus Vladimir Putin dhe ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Rusinë.
Sipas sondazheve në Francë, Le Pen pritet të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku me gjasë ajo do të përballet ndaj Emmanuel Macron për postin e presidentit./a.m.