Linda Halimi u rrit gjatë luftës në Kosovë, kështu që të ngrënit ishte një akt ekzistencial.
“Ne kurrë nuk e dinim se kur do të ishte hera tjetër që do të hanim” ka thene Halimi, për revistën People, teksa ka rrefyer se si arriti te humbase shume kile dhe te jete me ne forme se kurre.
Këngëtarja tha se hante madje nje pice te tere per vete, qese te medha me karamele dhe kavanoza të tëra me Nutella.
“Ishte ndjenja më e keqe në botë, të mos ishe në gjendje të haje kur doje të haje. Pra, kur lufta mbaroi, unë haja ne menyrë të pakontrolluar për të plotësuar urinë dhe neprin e të gjithë kohës që nuk mund ta bëja këtë. Dhe kështu shëndeti mori një kthesë të gabuar”, tregon me tej Linda e cila ka dale ne faqen e pare te revistes “People”.
“Ne edicionin Special te Revistes People momentalisht! Nga te gjitha storiet , e imja eshte njera nga dy historite me te vecanta te suksesit te humbjes se peshes”, shkruan Linda Halimi ne postimin ne fb. Tani ajo ndodhet ne Amerike ku po realizon endrren e saj, te kenduarit.