Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar një mesazh falënderimi të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit. Tahiri i ka falenduar punonjësisit e policisë, për çdo gjë që kanë arritur së bashku që nga dita e parë që Tahiri mori detyrën si ministri i Brendshëm. Duke se Tahiri nuk e ka patur të lehtë ndarjen me policinë.
‘’Të falënderoj pafund për gjithçka arritëm të bënim së bashku që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për Policinë e Shtetit që krijuam, kjo edhe falë punës tënde. Më të fortë do të jemi. Jepi forca’’-ky është mesazhi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Sot parlamenti votoi dekretin për shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër të brendshëm.
a.ç