Të paktën katër kompani të mëdha amerikane kanë tërhequr miliona dollarë të investuara në reklamimet në Google, për shkak të paraqitjes së reklamave të tyre në faqet me përmbajtje ekstremiste, transmeton kp.
Gjiganti i telekomunikacionit AT&T dhe Verizon, kompania “Enterprise Rent-A-Car” dhe gjiganti farmaceutik GSK kanë tërhequr të gjitha reklamat, pasi që ato paraqiten në YouTube dhe krahas video xhirimeve me përmbajtje ekstremiste dhe se me këtë iu kanë mundësuar të hyra kreatorëve të përmbajtjeve të tilla.
Kompania Google ka kërkuar falje për shkak të kësaj dhe ka premtuar se do të avancojë mjetet e saja të dedikuara për reklamimin.
Sipas shkrimit të revistës “Time”, reklamat janë paraqitur krahas video xhirimet e Vagdi Goneim, priftit egjiptian i cili për shkak të propagandës së ekstremizmit i është ndaluar hyrja në SHBA dhe Hanif Kureshi, mësimet e së cilës kanë inspiruar vrasjen e një politikani pakistanez.
Një hulumtim në Britani të Madhe ka treguar se më shumë se 250 kompani kanë larguar reklamat e tyre nga Google, citohet Koha. (b.an)