Ish-portieri i Anglisë, David James, i ka sugjeruar portierit të Torinos Joe Hart që një ditë të kalojë te Juventusi.
Hart aktualisht është i huazuar në Torino nga Manchester City, por nuk pritet që të mbesë për një kohë të gjatë aty, përgatiti Koha.
“Nëse do të isha në vend të tij, do të shikoja për Juventusin”, ka thënë James. “Nëse shikoni ekipin e Anglisë, ai është i vetmi lojtar që luan jashtë dhe po luan mirë.
Ai ka treguar se ka kualitete për të luajtur jashtë – përse të mos shkojë në top klube?”. 29-vjeçari Hart po kërkohet nga Liverpooli, Evertoni dhe Southamptoni. (b.an)