Pas urdhërit për të ndaluar hyrjen e shtetasve nga 6 vende me shumicë muslimane, tashmë një urdhër i ri del në dritë. SHBA do të ndalojnë që në aeroportet e vendit të kalojnë bagazhe që mbajnë mjete elektronike, e do të ndalohen pikërisht pajisjet që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga shtetet e Afrikës së Veriut.
Mediat shkruajnë se masat do të prekin 9 shërbime ajrore dhe se masa të tilla janë marrë pas informacioneve të marra nga shërbimet e inteligjencës. Pajisjet elektronike të cilat nuk do të lejohen të futen në SHBA do të jenë lap-topët, tabletët, DVD dhe lojrat elektronike.
Një lajm i tillë pritet të sjellë shumë reagime ndërsa departamenti i sigurisë ka refuzuar të komentojë. Sipas autoriteteve nuk ka një afat se deri kur do të zgjasë një ndalim i tillë.
ma.me