• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu prezanton 320 mësuesit koordinatorë të sigurisë së cilësisë në shkolla

by A R
08/11/2024 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar 320 mësuesit e përzgjedhur si Koordinatorë të Sigurisë së Cilësisë në shkolla. Në deklaratën e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e këtij institucioni theksohet se mësuesi koordinator do të ndihmojë në diagnostikimin e sfidave dhe problematikave që kanë të bëjnë me cilësinë e mësimdhënies.

“Mësuesi koordinator i cilësisë është aty për të mbështetur procesin e edukimit dhe zhvillimin profesional të mësuesve. Mësuesi në rolin e koordinatorit për sigurimin e cilësisë do të jetë përgjatë gjithë orëve të mësimit i angazhuar sipas një plani ditor, javor dhe mujor për të kryer vlerësime të brendshme të mësuesve sipas departamenteve dhe lëndëve, duke përdorur instrumente vlerësimi të unifikuara. Ky vlerësim do të realizohet përmes metodave të ndryshme, si biseda ballë për ballë me mësuesit për sfidat dhe teknikat e reja të mësimdhënies. Përmes këtij roli do të krijohet edhe një rrjet mësuesish që do të mbështesin dhe ndihmojnë mësuesit e rinj. Ky proces bazohet në një plan 3-vjeçar trajnimesh, i cili drejtohet nga analiza e zhvilluar nga koordinatori në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe departamentet, dhe përfshin veprime konkrete për zhvillimin profesional të mësuesve. Kërkesat për trajnime dhe edukimin në vazhdim do të dërgohen në Agjencinë Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar për t’u realizuar si trajnime të zgjeruara, bazuar në sfidat dhe prioritetet e secilës shkollë”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se është në proces edhe modernizimi i kurrikulës shkollore për t’iu përshtatur standardeve të reja dhe për të rritur efektivitetin në mësimdhënie.

“Gjatë këtij muaji do të finalizohet procesi i modernizimit të kornizës kurrikulare, duke sjellë një dokument të ri politikash për përmirësime në lëndët kryesore si gjuha shqipe, matematika, teknologjia, STEM, gjeografia, historia dhe edukimi qytetar. Ndërkohë, jemi në një fazë të rëndësishme që kërkon angazhimin tuaj për të përmbushur kërkesat bashkëkohore, me programe të standardeve ndërkombëtare si Cambridge, Oxford dhe Pearson. Përmes Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve synojmë që deri në 2025 të trajnojmë mbi 16 mijë mësues, duke përfshirë për herë të parë universitetet dhe pedagogët, për të siguruar që praktikat e reja të mësimdhënies të transmetohen efektivisht në klasa.”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, njoftoi se do të ketë një rritje të buxhetit për arsimin për vitin 2025.

“Buxheti i vitit 2025 do të ketë një rritje të konsiderueshme, me mbi 9 miliardë lekë të dedikuara për rritjen e pagave të personelit arsimor. Mbështetja do të vazhdojë edhe për tekstet falas, transportin për nxënësit dhe mësuesit, si dhe për programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional, që siguron trajnime falas për mësuesit. Do të zgjerohet programi Art, Zeje, Sport në 100 shkolla të reja, dhe do të ndërmerren hapa për modernizimin e kornizës kurrikulare, duke hartuar programe të reja për lëndët që kërkojnë më shumë fokus dhe mbështetje”, tha Manastirliu.

/a.r

Next Post
Tre ndërhyrje në tru dhe shtyllë kurrizore, operacioni i rrallë në Tiranë

Deputetja shqiptare diagnostikohet me kancer në gji, i nënshtrohet operacionit! Ja si është gjendja e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In