Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e radhës ditën e sotme në çadrën e opozitës. Në një takim me FRPD, Basha tha se Shqipëria është krenare me këtë brez të ri.
“Sa herë që shpresa e përditshme rritet dhe buron nga zemrat tona, kemi një garanci dhe një ëndërr: Rinia Shqiptare” – tha Basha.
Sipas Bashës në shesh rinia e ka thënë fjalën e saj që prej ditës së parë.
“Jam i përulur dhe i frymëzuar nga të rinjtë në këtë shesh që aritkulojnë me mençuri të jashtëzakonshme dhe kulturë dhe evropiane vendosmërinë e tyre për të mos e lënë më Shqipërinë siç ka qenë” – tha Basha në çadër.
Ai theksoi se vendimi i rinisë do të bëhet realitet. Kreu i PD tha se dhjetori i vitit 1990 tregoi se rinia ngriti shpresat e një populli të kërrusur në varfëri. /javanews/b.d