Sputniku rus, medium që përhap propaganda sipas interesave të Rusisë, shkruan se janë dy politika të jashtme amerikane: zyrtare ajo e Donald Trumpit dhe jozyrtarja ajo e çiftit Bill dhe Hillary Clinton.
“Bill Clinton dhe Madeleine Albright e krijuan pamjen e tashme të Ballkanit”, thotë ky medium.
“Kosova është shtet privat i Clintonëve”, transmeton Telegrafi.Në shkrimin përplot insinuata thuhet se nga mbështetja e Clintonëve, Prishtina ditëve të fundit merr vendime pa qëndrimin e Amerikës zyrtare.
“Kosova është streha e tyre në zemër të Ballkanit dhe Evropës, nga ku dirigjojnë botën, përfshirë edhe pjesën e Amerikës që nuk mbështet Trumpin”, shkruan Sputink, që çiftin Clinton fajëson edhe për situatën e sotme në Maqedoni.
“Për Hillaryn, Maqedonia nuk është e qëndrueshme, ndaj duan me procedura të shpejta ta fusin në NATO dhe BE”. Ky medium propagandues shkruan se qëllimi është që të kufizohet politika e Trumpit dhe se kjo arrihet veç përmes Ballkanit. (b.an)