Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaghuar pas kritikave të deputetes së LSI Monika Kryemadhi në lidhje me reformën në sistemin arsimor, veçanërisht maturën shtetërore. Nikolla tha se për realizimin e reformës mori pjesë edhe LSI dhe u angazhua edhe kreu i Kuvendit Meta. Po ashtu, Nikolla i kujtoi Kryemadhit se për të gjitha që lidhgen me maturën, kanë pasur shpjegim sy më sy.
Postimi i Nikollës në facebook:
E dashur Monika,
Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!
E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit.
Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive.
Miqësisht,
Lindita