Kështu, gjithsej janë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë: pasaporta e kuqe, pasaporta blu, pasaporta jeshile dhe ajo e zezë. Por çfarë fshihet pas secilës ngjyrë?
Pasaporta me ngjyrë të kuqe është më e zakonshmja, pasi kjo ngjyrë është e përzgjedhur zakonisht nga shtete që kanë ose kanë pasur një sistem komunist.
Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Latvias, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe. Shtetet anëtare të BE-së, veç Kroacisë, përdorin pasaportë ngjyrë vishnje me nuanca të kuqe. Shtetet kandidate për hyrjen në BE, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, e ndryshuan ngjyrën e pasaportës në të kuqe para pak vitesh.
Pas të kuqes, pasaporta më e përhapur është ajo ngjyrë blu, e cila simbolizon “botën e re”. 15 shtetet e Karaibeve kanë pasaportë ngjyrë blu. Brenda bllokut te vendeve të Amerikës së Jugut, pasaportat ngjyrë blu simbolizojnë lidhjen me Merkozurin (një sindikatë).
Kjo përfshin shtete si Brazili, Argjentina dhe Paraguai. Venezuela bën përjashtim, ajo në fakt i përket kësaj lidhjeje, por qytetarët e saj kanë pasaportë të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u bënë blu në vitin 1976. /b.d