31 maji është afati i fundit i fermerëve për të aplikuar për grante në bujqësi.
Bashkia e Elbasanit u bën thirrje fermerëve të aplikojnë në kohë për të përfituar subvencione nga projekti SARED që po zbatohet nga ministria e Bujqësisë. Deri tani pohojnë përfaqësues të programit kanë aplikuar 330 fermere dhe vetem 10% e tyre i perkasin Elbasanit.
Roland Çela, Drejtor i Programit, thotë se, “Gjithësej kanë aplikuar 330 fermerë dhe për fat të keq kemi shumë pak nga Elbasani, 10% vijnë nga qarku i Elbasanit, kjo sepse edhe informimi nuk ka qenë aq intensive”
Programi SARED financim i përbashkët i qeverisë gjermane dhe asaj daneze është aplikuar në disa qytete të Shqipërisë dhe ka si qellim ndihmën e fermerëve për të zhvilluar sektorin e bujqësisë./a.m.