Dy urdhra mbrojtje janë lëshuar për dy gra, një në Gjirokastër dhe një në Tiranë pasi janë dhunuar nga vjehrri. Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për G.B, 31 vjeç, banuese në Tiranë, pasi ndaj saj ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike vjehrri R.B, 67 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 14.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Xh, vjeç 51, pasi vjehrri Y.Xh, 84 vjeç , ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
ma.me