Gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Forumin e pestë Global të Bakusë me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Pushtet dhe interesa.”
Nishani do të mbajë një fjalim lidhur me temën kryesore që do të diskutohet nga të pranishmit.
Ai do të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev si dhe do të pritet të ketë takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në Forumin e Bakusë.