Rodolfo Corazzo, argjendari italian i cili më nëntor të 2015-ës vrau një shqiptar që hyri në banesën e tij për ta vjedhur, e ka kryer aktin e rëndë për vetëmbrojtje.
Në këtë përfundim ka arritur prokuroria italiane për ngjarjen e ndodhur më 24 nëntor 2015 në Lucino di Rodano (Milano, Itali), duke bërë që gjykata të pushojë cështjen. Corazzo qëlloi me plumba pistolete Valentin Frrokajn 37 vjeç, i cili hyri në banesën e tij së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, për të vjedhur. Në atë moment, në banesë ndodhej bashkëshortja e tregtarit të bizhuterive dhe vajza e tij 10 vjecare. Pasi qëlloi me armë (e cila rezulton me lejen e e autoriteteve), shqiptari Frrokaj mbeti i vrarë ndërsa dy autorët e tjerë u larguan me shpejtësi.
Valentin Frrokaj është një person mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi më 7 maj të vitit 2014 ishte arratisur nga burgu Pagliarelli i Palermos ku vuante dënimin me burg të përjetshëm pasi kishte vrarë një shqiptar më 23 korrik të vitit 2007 në qytetin e Breshias.
Ai kishte tentuar të arratisej dhe herë tjetër nga burgu, fillimisht më vitin 2013 ku vuante dënimin në burgun e Parmës. /Gazeta Express/
Rodolfo Corazzo
Valentin Frrokaj