• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GALERI / Baltë, zhul dhe ushqimet përdhe, si ndryshoi Pazari i Ri

by A R
14/03/2017 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pazari i Ri është një nga hapësirat më të reja dhe tërheqëse të Tiranës, ku ndërthuret tradicionalja me  të renë. E gjithë kjo hapësirë është konceptuar për të qenë multifunksionale, ku gjatë paradites do të shërbejë për funksionin e tij bazë që është pazari dhe gjatë orëve të pasdites si një mundësi argëtimi dhe kulinarie tradicionale.

 Ndërhyrja e plotë në sheshin e Avni Rustemi përfshinë 6000 m2 shtrim me terrakotë dhe 5900 m2 sipërfaqe e sistemuar me trotuare e asfalt. Gjithashtu është bërë rrjeti i ri i kanaleve të ujërave të zeza, kanalet e ujërave të shiut, sistemim i linjave elektrike si dhe linjat e rrjeteve rezerve. Rikualifikimi urban i sheshit Avni Rustemi përbëhet nga 4 elementë kryesorë: Markata e Mishit dhe Peshkut, Markata e Gjelbërt, sheshi rekreativ dhe 12 fasadat përreth Pazarit të Ri. Gjithashtu është bërë dhe ndërhyrje e plotë e sheshit në hyrje të Pazarit të Ri, ku janë ribërë trotuaret dhe rrugët, ndërsa është shtuar gjelbërim me bli, ullinj e pisha dhe ndriçim i sheshit në hyrje të Pazarit. Pazari i Ri do të ketë një administratë të vetën e cila do të mbulojë organizimin e aktiviteteve, sigurinë si dhe mirëmbajtjen e saj. 

 Sa i përket markatës së mishit dhe peshkut, arsye e fortë që ka nxitur dhe frymëzuar zgjidhjen arkitektonike ka qenë studimi i materialeve historike, ku dokumentohet qartë gjuha arkitektonike e kësaj godine, karakteri i saj oriental dhe funksioni i saj bazë. Pra, referuar origjinës së saj arkitektonike dhe funksionale, projekti e zhvesh atë nga shtesat dhe ndërhyrjet e kohës dhe e sjell në origjinën e saj, ku lexohen qartë dhe nga të gjitha anët elementët arkitektonik dhe struktura e saj, por asnjë gjë nuk ndryshon në funksionin e saj. 

 Streha e fruta-perimeve është konceptuar si një stilizim kontemporan i çative të shtëpive tradicionale tiranase, por e trajtuar me materiale rezistente dhe të kohës. Ajo është një kombinim midis konstruksionit metalik dhe xhamit struktural, e cila do të shërbejë si strehë për tregtarët ditën dhe natën do të kthehet në një abazhur urban i cili do të ndriçojë aktivitetet përreth sheshit. 

 Ndërsa sheshi rekreativ është rivitalizim i një prej pjesëve më problematike që ka patur ky Pazar, duke krijuar një shesh prej 2200 m2 me ndërthurje gjelbërimi dhe mundësi të panumërta aktivitetesh në çdo orë të ditës. Gjithashtu janë bërë ndërhyrje në 8 godinat përreth ku është bërë rikonstruksion fasade dhe 4 restaurime me qellim kthimin e tyre në identitet duke ndërhyrë në elementët e dekorit në fasadë dhe mbulimin me tjegulla marsejeze ose vendi sipas studimit të origjinalit, meqë objektet gëzojnë gjendje të mirë konservimi. /b.d

Next Post
Kryeministri holandez: Të papranueshme deklaratat e Erdogan për Srebrenicën

Kryeministri holandez: Të papranueshme deklaratat e Erdogan për Srebrenicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In