Andrea Belotti mund ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Don Blaon”, Barcelona ka nisur fshehtazi bisedimet me Torinon për sulmuesin Andrea Belotti.
Barcelona dëshiron me çdo kusht të trasnferojë një sulmues gjatë verës, dhe e shohin Belottin – i cili ka shënuar 22 gola deri më tani në këtë ndeshje, si lojtarin ideal për të zëvendësuar pothuajse në çdo ndeshje treshen Messi, Neymar e Suarez, pasi Paco Alcacer ka zhgënjyer drejtuesit e klubit spanjoll.
Sulmuesi italian ka refuzuar tashmë dy oferta nga Premierliga, por mund të jetë i hapur për një transferim në Camp Nou, shkruan më tej Don Balon.