Ndër të tjera Ermali ka treguar se e duan të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë apo bindjes politike, edhe pse e dinë që ai është i krishterë dhe demokrat.
“E di shumë mirë se myslimanët e dinë që unë jam i krishterë dhe më pranojnë kështu siç jam. Madje mund të jem një nga të vetmit që socialistët e duan edhe pse e dinë që unë kam punuar për PD-në, kështu që kanë qenë në rregull me këtë”, është shprehur ai.E ndërsa i ngacmuar se përse nuk ka shkuar në çadër ai shprehet: Me emisionin që po bëj kam çadrën time, jam neutral, por ndikues në atë që është e imja dhe nuk dua të jem pjesë… (Minuta: 08:50)
Ermal Mamaqi: Çfarë po bën, Mentor, po shan fansat e mi edhe po ngre fansat e tu?
Mentor Nazarko: Jo, jo, bëj shaka, bëj shaka, bëj shaka. Ti të inspiron, si të thuash, një lloj ndjenje gare për të bërë humor. Ti je një lloj mbreti i humorit dhe të nxit. Unë kam një humor të keq.
Ermal Mamaqi: E vuaj këtë në çdo cep të ditës. Është frustruese. Sa herë takoj një njeri, mundohet edhe pa arsye të bëjë humor edhe pse unë nuk jam në gjendje për të bërë humor.
Mentor Nazarko: Unë jam i mërzitshëm për të bërë humor dhe papritmas stimulohem për të qenë në lartësinë tënde.
Ermal Mamaqi: Sapo justifikove të gjithë elementet e jetës time.
Mentor Nazarko: E vërteta që ne kemi bashkëpunuar për diçka që lidhet me Behgjet Pacollin, me të cilin unë punoj, në fakt ti i the diçka atij dhe për mua…
Ermal Mamaqi: Po, po, është e vërtetë. I thashë sikur të kisha disa njerëz si Nazarko, kushedi ku do isha.
Mentor Nazarko: Ti i ke punët shumë mirë me këtë staf që ke, staf të mrekullueshëm, kështu që mos kërko telashe. Po ajo që doja të thoja është diçka që ngrihet nga ajo eksperiencë pune e përbashkët. Fillova të mendoj që mos kjo bota gazetareske në të cilën unë notoj, të mund të shkrihet pak me botën tënde? Se ndonjëherë këto botët tona profesionale nuk ndërveprojnë, dhe kjo është gabim. Është gabim i imi, është gabim i joti dhe thashë: pse mos të bëjmë një intervistë në të cilën të kuptojmë, të hetojmë, cili është burimi i suksesit tënd? Ti ke një audiencë që quhet “e frikshme” do thoshte o Çani, o Blend Fevziu. Cili është burimi i kësaj audience?
Ermal Mamaqi: Është një pyetje që më është bërë shpesh dhe për hir të së vërtetës ia kam bërë dhe vetë vetes.
Mentor Nazarko: Vetes ia bën shpesh d.m.th.
Ermal Mamaqi: Jo, nuk ia bëj më. Sepse kam arritur në disa shpjegime llogjike që tregojnë të vërtetën, por për t’iu përgjigjur shpejt pyetjes, gjërat ndodhin, fenomenet ndodhin, dhe jo domosdoshmërisht duhet të ketë një shpjegim logjik edhe një arsyetim matematikor…
Mentor Nazarko: Po të marketingut ke? Ti më ke thënë mua që lexon shumë marketing, apo jo?
Ermal Mamaqi: Është e vërtetë. Por po e bëj më të përgjithshme pyetjen për suksesin. Ajo që i ndodhi, po themi, Fiorellos.. Çfarë ndodhi me Fiorellon në Itali, që u bë fenomen me karaoken, edhe me një gjë kaq të thjeshtë sa karaokja? E ndiqnin kur ai këndonte dhe u bë shoëman, me ato batutat e veta dhe hipi në majë të karrierës. Po e njëjta gjë ndodh edhe me Jimmy Fallon. Ai nuk është një gazetar i mirëfilltë, por është, le të themi, numri një i aktorëve, i moderatorëve për këtë lloj formati në Amerikë dhe jo vetëm në Amerikë, se e ndjek gjithë bota.Për hir të së vërtetës unë i ndjej edhe ato vështrimet mosbesuese, mbrapa krahëve, ose ato pëshpërimat edhe të kolegëve. Kam arrit’ t’iu ndiej edhe mendimet tani, që thonë po ky pse, si, qysh, tek, është një lloj xhelozie e miksuar edhe me dashakeqësi, ndonjëherë për të përdhosur…
Mentor Nazarko: Dëgjo, papritmas pashë që ndërsa ti flet me seriozitet bëhesh i mërzitshëm, njëlloj si unë kur tentoj të bëj humor.
Ermal Mamaqi: Jo, kjo, në fakt, meriton çik seriozitet sepse është diçka që duhet ta sqarojmë ashtu siç më pyete. E vërteta është, që është më e thjeshtë se kaq, çelësin e suksesit tim ia dedikoj Biblës. Janë dy vargje në Bibël me të cilat jam rritur dhe fryma vazhdon edhe përjeton të njëjtën ndjesi me të cilën kam filluar karrierën.Dy janë rregullat: “Qëndro besnik në gjëra të vogla, që të të besohen gjërat e mëdha” dhe e dyta, “Përulu dhe më shumë do të lartësohesh”. Për mua, ky është çelësi i suksesit tim.
Mentor Nazarko: Do ta trajtojmë dhe këtë, po unë, duke qenë i pafuqishëm për të të hetuar në burimet e suksesit tënd, në potencialin tënd të së ardhmes ose për të ndikuar, thashë me vete: prit, me Ermalin duhet të jetë dhe dikush që të më ndihmojë. Ndaj me mua është Ilnisa Agolli, që është mbesa e Dritëroit, e cila sot bën 30 vjeçe, domethënë, është dhe pak kushërira ime, dhe ajo të të pyesë për ndonjë gjë që unë mund ta harroj, për ta përçuar mesazhin tënd edhe tek një audiencë e cila nuk është audienca ime.
Ermal Mamaqi: Shumë mirë, jam shumë i hapur.
Ilnisa Agolli: Përpara se Mentori të vazhdojë, më bëri shumë përshtypje rrugës tani që po vinim këtu dhe fola me zë të lartë: “Ok, po ikim tek Ermali, -dhe nuk e di pse të mendova nëse do të improvizonim një skenë zënieje ose sherri, ti me dikë tjetër, dhe duke reflektuar për skenën, thashë: ky njeri fal shumë dashuri, fal shumë gëzim. Ti e merr këtë feedback mbrapa? A ta thonë se ti fal dashuri?
Mentor Nazarko: Unë mendoj se Ermali është hipokrit në atë që bën.
Ilnisa Agolli: Dhe nuk mbarova. Dhe nëse ty të ndodh një skenar me dikë, ti largohesh duke heshtur, apo ti largohesh dhe e bën të qeshë sërisht atë, -këtu hyn dhe hipokrizia.
Ermal Mamaqi: Kjo që ti the është në disa skena që dhe tani i kujtoj dhe nëpër emisione ku unë kam qenë në panel me disa njerëz që më kanë kundërshtuar ose më kanë luftuar, por i bëj të dyja. Mund të them që i bëj të dyja. Ndonjëherë bëhem më i keq seç duhet, por…
Ilnisa Agolli: Por duke qeshur gjithmonë. Ti të vret me dashuri.
Ermal Mamaqi: Jo, jo, të vras edhe kështu.
Mentor Nazarko: Të vret dhe me çfarë gjen dhe në dorë.
Ermal Mamaqi: Është shumë e vështirë që unë të të urrej sepse e kam më të thjeshtë që të tërhiqem, edhe të merrem me diçka tjetër sesa ta ngarkoj veten time me energji negative. Për mua dëmi më i madh që i bëj vetes është që të të luftoj ty, kështu që kur unë të merrem me ty, duhet të më kesh bërë ndonjë gjë shumë të keqe që të futesh tek lista ime e zezë.
Mentor Nazarko: Ideja e bashkëbisedimit tim me Ilnisën, në rastin tënd, lindi nga vështrimi kritik që kam për konsideratën që kemi ne për botët profesionale në të cilat ne jetojmë, madje me njëlloj vetëfryrje. Të tipit: a përzihet uji me vajin? Jo. E vërteta është që unë kam reflektuar shumë për burimet e suksesit tënd dhe ndërkohë mendova që do ishte më mirë që audienca e tërhequr nga unë në intervistën me ty, të përzihej me audiencën që do të prodhonte Ilnisa, pra ti duke bashkëbiseduar me ne të dy.…
Mentor Nazarko: Në qoftë se do mbështeteshim tek ajo që the rreth Biblës, dy parimet e saj, i bie që s’do të të pëlqejnë këta myslimanët, do thonë “Ah, ky Ermali qenka i krishterë”. Kështu që na thuaj dhe ndonjë arsye tjetër suksesi nëse nuk është sekret…
Ermal Mamaqi: E di shumë mirë se myslimanët e dinë që unë jam i krishterë dhe më pranojnë kështu siç jam. Madje mund të jem një nga të vetmit që socialistët e duan edhe pse e dinë që unë kam punuar për PD-në, kështu që kanë qenë në rregull me këtë.
Mentor Nazarko: Ore, pse s’je në çadër ti njëherë? Se është çadra e lirisë, ti a je i lirë?Ermal Mamaqi: Me emisionin që po bëj, jam neutral, por ndikues në atë që është e imja.
Mentor Nazarko: Kur unë të pyeta, që e hapa, urë ndërlidhëse, që lidhet me arsyet e suksesit dhe ti u përqëndrove tek Bibla, jo për të të nxjerrë ty në një pozicion teoricieni, por për të kuptuar më shumë. Se mund të pyesim përse ty të pëlqen një vajzë nga Gjilani, ca të burgosur tek burgu i Rrogozhinës, dikush që vjen nga Bostoni. Cila është arsyeja?
Ermal Mamaqi: Pa dyshim që ka të bëjë edhe me talentin, sepse do isha hipokrit nëse do thosha që nuk është çështje talenti. Ka talent, por unë e kam filluar shumë të thjeshtë gjënë. Po të vendosësh të luash me mua një lojë tani, unë do t’i hyj asaj loje për ta fituar dhe do jem më serioz sesa fëmijët dhe e marr çdo gjë, edhe lojën, e marr me seriozitet.KONICA.AL