Botuesi i gazetës Mapo, Herni Çili i përgjigjet filozofit dhe pedagogut Artan Fuga për reforëmn në arsim, për bashkëpunimin me UET, raportet personale dhe qëndrimet e fundit të tij mbi situatën politike.
Në një shkrim të gjatë në “Mapo”, teksa e cilëson hipokrit e punist, Cili shkuan se “Fuga prej gati 15 vitesh vazhdon të qëndrojë më shumë segjysmën e vitit jashtë vendit dhe të paguhet 365 ditë të vitit me paratë publike dhe me taksat tona. Profesor Fuga është I parimit bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.
Çili kujton se Fuga ka qenë dikur një indivis shumë I përfshirë në sektorin privat, në disa prej universiteteve private, ka qenë anëtar bordesh, ka dalë nëpër reklama para publikut si është rasti i “Marin Barletit”, ka dhënë mësim në 5-6 universitete provate, ose të pavarura.
“Vetëm në Universitetin Europian të Tiranës profesor Fug aka marrë më shumë se 110 mijë euro pagë, si mësimdhënës ose si konsulent akademik, i ka merituar dhe respektuar cdo gjë të kontratës që kemi pasur. Imagjinoni një gje e shtrirë në 4-5 universitete de në vite të tëra duhet të jetë së paku 400-500 mijë euro. Nëse ti qëndron vetëm 4-5 muaj në Shqipëri në punën që paguhesh me paratë publike, nëse ti ke marrë 400-500 mijë euro nga sektori privat, përse të mos u ofrosh të tjerëve supën e ftohtë dhe të shpifur të universitetit shetëror?”- shkruan Çili.
ma.me