Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA pritet ta dënoj Barcelonën për hyrje në fushë të tifozëve pas golit të Sergio Robertos.
Barcelona pritet ta paguaj shtrenjtë hyrën në fushë të disa tifozëve pas golit të Sergio Robetos në ndeshjen ndaj PSG-së, i cili e kualifikoi skuadrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-së do të marrë vendim më 23 mars në lidhje me ndeshjen Barcelona – Paris Saint-Germain, shkruan Mundo Deportivo.
UEFA e akuzon Barcelonën për mungesë të reagimit për ndaljen e hyrjes së tifozëve në fushë, përcjell Express.
Ndaj, Barcelonën e pret një gjobë e madhe, citohet “Express”. (b.an)