Ndërkohë Emiljano Shullazi nuk ndodhej në seancën e sotme gjyqësore pasi ndodhet i shtruar në një spital privat ku një ditë më parë kreu dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Por as ditën e sotme nuk pati seancë normale. Dëshmia e Ylvi Beqajt u dëgjua për 1 orë e gjysëm, por u ndërpre pasi avokati i biznesmenit doli nga salla e gjyqit pa asnjë arsye.
Dëshmia u shty për të hënën ora 15:30.
Në listën e të pandehurve të Prokurorisë për kërcënimin e biznesmenit nga Durrësi janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja.
Beqja, që tashmë është kthyer në bashkëpuntorin kryesor të prokurorisë në çështjen e Emiljano Shullazit dhe katër shokëve të tij.
“Shqiptarja.com” ka zbardhur vendimin e caktimit të masës së sigurisë për nipin e Shullazit Endrit Zelën dhe shokun Endrit Qyqjan, ku pikërisht në këtë vendim është zbardhur dhe një pjesë e deklarimeve që ka bërë në prokurori dëshmitari Beqja. Sipas deklarimit që biznesmeni ka bërë në prokurori ai është njohur me Shullazin prej disa vitesh, pasi e ka pasur komshi, por nuk ka pasur asnjëherë biseda apo punë me të dhe anëtarët e grupit të tij.