Në vitin 2006, vetëm një vit pas marrjes së pushtetit të qeverisë së mëparshme, me urdhër të Kryeministrit Berisha nisën bisedimet me Greqinë për çështjen e detit. Dokumentat u klasifikuan sekret shtetëror dhe përmbajtja e marrëveshjes, e cila i dorëzonte Greqisë mbi 300 kilometra katror territor ujor shqiptar, u bë e njohur për publikun vetëm pas nënshkrimit të saj nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe homologia e tij greke.Është e njohur për të gjithë se si Gjykata Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim një padi të Partisë Socialiste të përfaqësuar në atë çështje nga Sajmir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, e shpalli marrëveshjen e nënshkruar anti-kushtetuese, duke e shfuqizuar atë menjëherë.Megjithatë, gjatë asaj seance, Ministria e Jashtme e kryesuar nga Basha dërgoi një dokument, duke argumentuar arsyet se përse marrëveshja duhet të qëndronte në fuqi. Këto ishin arsyet e paraqitur prej liderit aktual të opozitës në atë kohë:
1 – Nuk qëndron pretendimi se negocimet janë bërë në kohë të shkurtër dhe në mungesë të plotë të transparencës. Bisedimet për lidhjen e kësaj marrëveshjeje kanë filluar që prej vitit 2006 dhe me Urdhërin e Kryeministrit nr.135, dt.23.08.2007, për këtë qëllim, u krijuar grupi ndërinstitucional i punës.
2 – Megjithëse bisedimet diplomatike të kësaj natyre janë përherë të rezervuara për publikun, kur ka pasur kërkesë për informacion, ai është dhënë në përputhje me ligjin nr.8457, dt.11.2.1999 “Për klasifikimin e informacionit “sekret shtetëror”.
3 – Nuk ka pasur më parë kufij detarë të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Protokolli i Firences i vitit 1925 përcakton vetëm kufirin tokësor.
4 – Edhe legjislacioni shqiptar në vite nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë sa i takon kufirit detar me Greqinë.
5 – Pretendimi i kërkuesit se koncepti i përfshirë në vendimin e GJND se “kufiri është midis bregdetit shqiptar dhe atij grek deri përmes kanalit të Korfuzit”, nuk qendron pasi ky koncept juridikisht dhe gjeografikisht nuk përcakton qartë se ku ndodhet kjo vijë ndarëse.
6 – Fakti që nuk ka harta analoge bashkëlidhur marrëveshjes nuk do të thotë se mungojnë të dhënat gjeografike. Marrëveshja shoqërohet nga 150 koordinata, bashkimi i të cilave formon vijën ndarëse të kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.
7 – Pretendimi se vendndodhja e ishullit Barketa kalon vijën e mesit në ujrat tona, – nëse kjo vijë mesi do të ishte ndërmjet dy brigjeve – nuk është i saktë. Koordinatat tregojnë se ishulli Barketa është në perëndim të vijës së mesit të ndërtuar midis dy brigjeve. /Lexo.al/