“Berisha sot në delir”… Kështu e nis shkrimin e tij aleati i qeverisë së majtë, Kreu i PDS Paskal Milo, i cili ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos mbetet në pozitat e vetëbesimit të tepruar, por të marrë seriozisht, ato që Milo i ka cilësuar si deklarata luftënxitëse të ish kryeministrit.
Në postimin e tij përmes rrjetit social, Paskal Milo i ka bërë thirrje Edi Ramës që t’i marrë seriozisht deklaratat e Berishës të cilat u artikuluan këtë të enjte nga çadra e protestës.
POSTIMI I PASKAL MILOS
Berisha sot ne delir. Ushqim qe u hedh militanteve te PD per ta pertypur e per te ngritur moralin per te qendruar ne cader.Deklaratat e tij luftenxitese jane te rrezikshme per stabilitetin e vendit.Qeveria nuk duhet te mbetet ne vetebesimin e saj te shtirur se gjithcka eshte nen kontroll e pa pasoja. Po vijne sinjale alarmi qe duhen trajtuar me seriozitet.
Sapo u njoftua qe Kuvendi e shtyu perseri afatin per punen e Komisionit per Reformen zgjedhore. Ne pritje te PD qe nuk besoj se do te shkulet nga cadra edhe sikur Ambasadori amerikan te shkoj perdite e te pi kafe me Zotin Basha.Vazhdoj te besoj se vendi po shkon drejt kolapsit parlamentar ose …
Pyetja e thjeshte qe behet sot kur eshte shpallur dita e zgjedhjeve eshte:Mecilin ligj zgjedhor do te shkohet ne zgjedhjet e 18 qershorit? Me te vjetrin apo me arnimet ne castin e fundit po qe se opozita do te rikthehet ne parlament? Per mua nuk ka gjasa qe ajo te ndodhe , mbeshtetur ne deklaratat e drejtuesve te opozites. Ne rastin me te keq a mund te behen zgjedhjet me kodin e vjeter, e sidomos me dyshimet te mbeshtetura ne prova se votat vidhen ne tavolinat e numurimit, se votat blihen naten e fundit me para te thata, se banditet e ngjyrave te ndryshme kercenojne dhe i detyrojne votuesit te votojne kunder vullnetit te tyre,se parate e pista te vjedhura e te droges perdoren hapur nga segmentet e erreta te politikes etj.? Une besoj se jo.