Policia greke ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 110 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek.
Gjithashtu janë arrestuar dy të rinj, shtetas grekë, të moshave 22 dhe 24 vjeç.
Përpos arrestimeve policia ka nisur hetimet për dy shqiptarë që mendohet se urdhëronin dy të rinjtë grekë.
Aksioni policor ka vijuar dhe përfunduar me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë në zonën e Agia Axaias, ku pas kontrolleve janë kapur 19 dhe 29 vjeçari, teksa me vete ata kishin dhe një sasi drogë.