Ditët e fundit, karabinierët e Varese-s, gjatë një operacioni për ndalimin e trafikimit ndërkombëtar të drogës, kanë arrestuar në provincën e Komos 2 persona me kombësi shqiptare të cilët posedonin 32 kg kokainë si dhe rreth 250.000 euro cash.
Në rrjedhën e aktiviteteve të kontrollit të terroritorit dhe parandalimit të trafikut të paligjshëm, karabinierët identifikuan një makinë të dyshimtë, në përdorim të dy vëllezërve shqiptarë, të cilët konfiguronin të papunë. Sipas policisë, ata i ishin dedikuar transportit të drogës të cilën më parë e kishin blerë në Holandë.
Hetimet nisën menjëherë nga Guardia di Finanza në pronën e dy të arrestuarve në komunën Inverigo, si dhe në garazhin ku parkonin makinën në fjalë. Balkanweb raporton se gjatë kontrollit të imtësishëm, karabinierët gjetën një dollap rrobash të mbyllur me çelës. Brenda tij ishte e fshehur kokaina në 29 pako, si dhe shuma e konsiderueshme e parave. Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar janë A.N, 32 vjeç dhe Q.N, 34 vjeç.