• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti për arsimin, Manastirliu: Rritëm pagat për mësuesit, investuam në modernizimin e shkollave

by S T
07/11/2024 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e sotme në Kuvend për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara në arsim.

Një ndër pikat e rëndësishme të investimit është rritja e pagave për mbi 31 mijë mësues, me një rritje deri në 40% brenda mandatit qeverisës.

Ministrja Manastirliu tha se: “Aktualisht, paga mesatare e mësuesve ka arritur në 950 euro në muaj, ndërkohë që janë dyfishuar shpërblimet për ata që përfitojnë titujt “mësues i kualifikuar” dhe “mësues specialist.”

Modernizimi i infrastrukturës arsimore dhe digjitale ka qenë prioritet për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për përmirësimin e kushteve në shkolla, jo vetëm për procesin mësimor, por edhe për aktivitete jashtëshkollore, duke i kthyer shkollat edhe në qendra tërheqëse për komunitetin.

“100 objekte kanë përfituar nga buxhetimi por dhe në partneritet me bashkitë dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, sikurse është ai i BE-së për shkollat. 40 kantiere të reja janë hapur gjatë vitit 2024 në më shumë se 30 bashki duke synuar modernizimin e kushteve në shkollat tona, me klasa, ambiente laboratorike, palestra e ambiente rekreative jo vetëm për zhvillimin e orëve mësimore, por edhe ato jashtëshkollore, pasi shkollat po kthehen gjithnjë e më tepër në qendra tërheqëse për komunitetin”, tha Manastirliu.

Në drejtim të digjitalizimit, Ministrja tha se 216 laboratorë SMART janë shtuar në 200 shkolla në të gjithë vendin, duke e çuar në 300 numrin e institucioneve që tashmë ofrojnë platforma interaktive për mësimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

“Përmes këtyre investimeve, po i japim mundësinë 35 mijë nxënësve që të rrisin aftësitë e tyre përmes teknologjisë. Investimi në SmartLabs do të vijojë në 600 shkolla të tjera në dy vitet në vijim” shtoi Manastirliu.

Ministrja theksoi gjithashtu mbështetjen sociale për nxënësit dhe studentët, duke përfshirë shpërndarjen e teksteve shkollore falas për mbi 238 mijë nxënës dhe ofrimin e rreth 3500 bursave për nxënësit në nevojë, mbështetjen për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin degët prioritare si dhe student ekselentë.

Investimet e qeverisë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor kanë qenë një tjetër prioritet.

“Me ndërkombëtarizimin e universiteteve kemi marrë masa konkrete dhe kemi bërë arritje të prekshme në këtë drejtim që nga Fakulteti i i Gjeologjisë, nga i Arkitekturës dhe Urbanistikës te ai i Durrësit buxheti po mbështet në infrastrukturës dhe gjithashtu me ngritjen e laboratorëve të rinj apo pajisjen me aparatura modern të atyre ekzistues, duke rritur cilësinë e mësimdhënies, por edhe duke nxitur kërkimin shkencor. Po ashtu u hapet udhë edhe shërbimit ndaj të tretëve. Është rritur mbështetja për kërkimin shkencor dhe inovacionin, duke rritur ndjeshëm numrin e projekteve të mbështetura nga buxheti i shtetit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, por edhe numrin e kërkuesve, pedagogëve, studentëve pjesëmarrës në këto projekte.”, tha Ministrja Manastirliu, duke theksuar se të gjitha këto investime kanë ecur paralelisht me përpjekjen për të ngritur cilësinë e arsimit të lartë përmes reformimit, profilizimit, ndërkombëtarizimit, bashkëpunimeve me institucione ekselente ndërkombëtare, por edhe duke rritur konkurrencën përmes shtimit të ofertës akademike, që ofrojnë në vendin tonë tashmë institucione elitare si Kolegji i Evropës dhe UNED, teksa pritet të ngrihen filialet e Universitetit Teknologjik të Stambollit dhe Universitetit Teknologjik të Compiegne, Francë.

Next Post
Kur fillon punë Donald Trump? Nga mbrojta e Shërbimit Sekret deri tek inaugurimi

Kur fillon punë Donald Trump? Nga mbrojta e Shërbimit Sekret deri tek inaugurimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In