Mbi 20 persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen e rëndë që u zbulua mbrëmjen e së hënës në Bërzhitë të Tiranës. Dyshohet se ata mund të kenë dijeni mbi vrasjen e të moshuarës e cila u gjet këmbë e duar e lidhur me litar, ndërsa në kokë një mbulesë, e cila dyshohet se i ka shkaktuar dhe bllokim të rrugëve respiratore.
Fqinjët e Fatime Hida, 74-vjeçarja e cila u gjet e e pajetë mbrëmjen e së hënë në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës tregojnë detaje për Reprot Tv.Sipas tyre, e moshuara jetonte e vetmuar në një dhomë të vogël të banesës së saj. Bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa fëmijë nuk lindi kurrë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur diten e shtune, por eshte zbuluar vetem mbremjen e se henes.
ma.me