Dhe një ngjarja që mund të përfundonte tragjikisht ka ndodhur ditën e djeshme në Dibër. Mësohet se konflikti ka nisur mes disa kushërinjve, përkatësisht Besmir dhe Mehmet Kaba, vëllezër me njëri tjetrin dhe dy vëllezërit e tjerë, Artan dhe Sokol Kaba.
Siç bën me dije policia, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme orës 17.00, ku për motive pronësie janë konfliktuar Besmir dhe Mehmet Kaba (vëllezër mes tyre), me Artan Kaba. Më pas, Artan Kaba ka njoftuar vëllain e tij Sokol Kaba, dhe të dy sëbashku kanë shkuar në afërsi të banesës së H.K, dhe e kanë goditur me mjete të forta, dhe më pas kanë goditur dhe dy djemtë e tij shtetasit Mehmet dhe Besmir Kaban.
Të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime të lehta fizike të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
ma.me