Ka nisur mbledhja e Konferencës së kryetarëve nën drejtimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Në mbledhjen që paraprin seancën e jashtëzakonshme nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës e cila shprehet e vendosur për të vijuar bojkotin.
Koneferenca Kryetarëve u thirr për rendin e ditës të seancës plenare që mblidhet në orën 18.00 posaçërisht për komisionet e Vettingut.
Ndërkohë në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Ai pritet të takohet me kreun e këtij insitutcioni Ilir Meta ku do të diskutohet mbi hapat që do të ndërmarrë mazhoranca.
/a.m.