Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar nga Peqini me inicialet J.H, i cili kishte vjedhur jo pak por 7 banesa në kryeqytet. Grabitjet 23 vjeçari i kishte kryer brenda dy muajve, në bashkëpunim me shokun e tij, një 22 vjeçar me inicialet B.M,i cili është shpallur në kërkim.
Të rinjtë hapnin dyert me çelësa të veçantë dhe vidhnin në banesa sendet me vlerë.
Ata janë autorë të vjedhjeve: Më datat 25.01.2017, 03.01.2017, 25.01.2017, 01.02.2017, 10.02.2017 e 19.02.2017 dhe më datë 04.03.2017, të gjitha banesa në kryeqytet./java/a.k