Efektivi i kërkon drejtuesit të mjetit dokumentet ndërsa ai i ofron para që ta korruptojë. Ky moment është kapur nga kamerat në një video të publikuar nga policia.
“Po mundohesh me më korruptu ti mua, të thashë sill letrat e makinës”, shprehet polici i cili menjëherë i vendos prangat drejtuesit.
“Po më fal o shef për zotin”, janë fjalët e shoferit i cili me pak rezistencë detyrohet t’i bindet urdhrit të policit. Ky është vetëm një rast ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se vetëm në muajin shkurt janë goditur 29 raste të mitëdhënës ku 29 persona u arrestuan. /a.k